☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Protesta, e gjitha një skenar. Arrestimet, detaji i ri i kësaj radhe

Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar protestën e fundit të Partisë Demokratike si një “gjendje teatri”, duke e konsideruar pjesë të një skenari të përsëritur politik.

Në emisionin “Trialog”, ai u ndal te disa elemente që, sipas tij, dallojnë këtë protestë nga të mëparshmet duke veçuar arrestimin dhe masa “arrest me burg” për pesë protestues, një hap që ai e sheh si një strategji të policisë për të dekurajuar pjesëmarrjen në protesta.

Së dyti, ai shprehu mendimin se policia ka qenë e informuar paraprakisht dhe ka ndërhyrë menjëherë për ta neutralizuar atë.

Ndërsa si element të tretë, Vangjeli përmendi përplasjet që çuan edhe në goditjen e disa deputetëve të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të situatës.

“Kësaj radhe ka pasur tre detaje të tjera; njëra, që ishte më kryesorja, ka qenë ajo që më parë lexohej përtej komunikatave të përditshme të Policisë së Shtetit për shtyp, pra ajo që ndodhte 2 apo 3 ditë më pas në sallën e gjyqit. Kësaj radhe ka pasur arrestime.

Gjykata ka firmosur masën “arrest me burg” për 5 protestuesit. Kjo ka qenë një lloj strategjie e policisë në vijimësi për të dekurajuar protestat. Të gjithë të shoqëruarve u merrej një deklarim në ambientet e komisariatit dhe, kur liheshin të lirë, në protestën e radhës nuk ishin këta që do të mbanin molotovin në dorë, për të mos qenë përsëritës.

E dyta, policia ka qenë e informuar për bërthamën agresive të protestës dhe ka pasur një ndërhyrje të menjëhershme.

E treta ka të bëjë me një goditje që kësaj radhe thuajse ishte faulli i kësaj të premteje, me një përplasje që gati ishte e targetuar ndaj disa personazheve, dhe kjo ndodhi kur u goditën disa deputetë të Partisë Demokratike”, tha Vangjeli.

Duke e konsideruar teatër me skenar mes Policisë dhe protestës, për analistin, numri i protestuesve nuk ka arritur përmasat e një proteste masive, duke mbetur kështu brenda një pjesëmarrjeje të kufizuar.

“I njëjtë është edhe numri i protestuesve që morën pjesë. Pra, nuk e ka kaluar numrin e asaj që quhet një protestë e madhe Në këto momente mund të them që kjo më ngjan si vënia në skenë e një loje lufte. Nga njëra anë mazhoranca, nëpërmjet policisë, që bën sikur reagon fort, por në fakt vetëm kjo përmasë dhune i jep vlerë kësaj proteste. Nga ana tjetër duket se gjithmonë një grup i PD-së është aty, si për të treguar se është prezent dhe kryen “adetin” e radhës. E gjitha një gjendje teatri”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.