🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,770 ▼ -1.13% ETH $2,369 ▼ -1.3% XRP $1.2850 ▼ -2.38% SOL $101.5600 ▼ -2.69%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se gjasat janë që protesta të shuhet në korrik, por shkaqet e saj janë akoma në shesh.

 “Gjasat janë që protesta me ardhjen e korrikut – një muaj përvëlues – të shuhet, sepse vapa përvëluese i ftoh edhe pasionet më të nxehta të shqiptarëve. Por jo, ka një gjë që është thelbësore për t’u thënë: njerëzit edhe mund të largohen nga bulevardi, por shkaqet që i nxorën në bulevard janë atje”, – shprehet Vangjeli.

Analisti nënvizon karakterin unik të kësaj proteste, e cila ka arritur të tejkalojë format tradicionale të protestave të mëparshme në Shqipëri. Sipas tij, ajo ka konkurruar me sukses dominimin e politikës nga “binomi Rama-Berisha”.

“Nga ana tjetër, shënjestrimi i dy njerëzve pothuajse të vetëm që prodhojnë politikë në Shqipëri – binomi Rama-Berisha – tashmë është konkurruar dhe është konkurruar ndryshe, pikërisht nga një turmë pa emër, pa formë, pa një identitet vetjak e unik, pa liderë e pa njerëz të cilët i japin emër e mbiemër asaj. Sepse kërkesa themelore, fryma përbashkuese e kësaj proteste është rikthimi në rregullat klasike të demokracisë, as më shumë, as më pak”, thekson ai.

Vangjeli vlerëson se protesta ka sjellë në shesh akumulimin e thellë të pakënaqësive sociale dhe politike, duke ekspozuar një realitet që si mazhoranca ashtu edhe opozita tradicionale nuk kanë arritur ta artikulojnë plotësisht.

“Protesta gjithashtu është shprehja më e qartë e asaj që ëndërronte ta vinte në dukje opozita, por ka dështuar ta bëjë, dhe e asaj që mazhoranca ka tentuar ta fshehë, por tashmë është në shesh. Është akumulimi i pakënaqësive, pra dëshmimi i një realiteti që shkon përtej asaj që duan të besojnë në zyrat e mbyllura”, shpjegon ai.

Një tjetër aspekt kyç që Vangjeli nënvizon është rrëzimi i imazhit të ndërtuar me vite të Edi Ramës.

 “Tjetër gjë që protesta solli ka të bëjë me rrëzimin e investimit personal më jetëgjatë dhe ndoshta më të madh që ka bërë Edi Rama – edhe personal, edhe politik. Klisheja e udhëheqësit vizionar të një vendi të vogël ballkanik, po më europian se vetë europianët; personazhi ekzotik, basketbollisti i gjatë, piktori… Pra, e gjitha kjo klishe tashmë është rrëzuar”, – përfundon Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.