☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.95 ▲2.05%
ARI 4,065 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,406 ▲ +2.14% ETH $2,368 ▲ +2.49% XRP $1.3282 ▲ +2.36% SOL $102.5600 ▲ +2.83%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

Analisti Lorence Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, e cilësoi organizimin e Samitit të NATO-s si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë, duke theksuar se vendi fiton më shumë në aspektin e imazhit dhe të pozicionimit ndërkombëtar.

Sipas Vangjelit, nuk duhet parë si një sukses personal i kryeministrit Edi Rama, pavarësisht mesazheve politike që, sipas tij, u përcollën gjatë zhvillimeve të samitit. Ai nënvizoi se protagonisti kryesor ishte presidenti amerikan Donald Trump, deklaratat e të cilit u interpretuan si një sinjal pozitiv për klimën e samitit dhe për unitetin e aleancës.

“Në fakt, tundimi është shumë i madh dhe kërkon shumë qetësi për t’iu shmangur atij, për të mos e konsideruar këtë si një fitore personale. Rama e ulëriti një gjë të tillë nëpërmjet batutave. Njëlloj sikur kishte rreshtuar një mur me armiq të padukshëm, që u thotë: “Tani unë ju kapërceva juve.” Në fakt, kjo nuk ka të bëjë fare me emër të përveçëm ose, nëse do të duhej të gjendej një emër i përveçëm, ky është në anën tjetër të Atlantikut dhe është presidenti Trump.

Dy nga frazat më të cituara sot të presidentit Trump nga mediat ndërkombëtare ishin se “jam shumë i impresionuar me klimën në të cilën po zhvillon punimet samiti”, apo një tjetër, sërish në stilin e tij: “E ndjeva dashurinë tuaj në sallë.”

Këto rrëfyen shëndetin e këtij samiti, sepse pikërisht një president i paparashikueshëm dhe atipik si Trumpi kishte ngritur shqetësime te aleatët evropianë, kryesisht të NATO-s, për ecurinë e mëtejshme të samitit, të samiteve të NATO-s apo edhe më tej akoma, për vetë shëndetin e NATO-s. Për herë të parë në 80 e kusur vjet viheshin në dyshim disa gjëra të cilat deri dje dukeshin si tabu të pakapërcyeshme”, u shpreh Vangjeli.

Analisti theksoi se samiti përbën një fitore për Shqipërinë, edhe nëse organizimi i tij lidhet me rotacionin e vendeve pritëse.

Sipas tij, zhvillimi i këtij eventi konfirmon pozicionin e Shqipërisë brenda NATO-s dhe e rikthen vendin në qendër të vëmendjes së partnerëve ndërkombëtarë.

“Pjesa tjetër, pastaj, është që kjo është një fitore e madhe e Shqipërisë, qoftë edhe nëse ndodh për shkak të rotacionit. Është fitore sepse konfirmon pozitën e saj në NATO. Nuk është se është shumë e nevojshme, por është një lloj konfirmimi i tillë. E vë edhe njëherë Shqipërinë në dritën e projektorëve, të vëmendjes ndërkombëtare, e cila ka pastaj dy pamje”, tha analisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.