Rajoni

Varufaqis: E panevojshme një kredi e re, në rast të ristrukturimit të borxhit grek

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis theksoi sot se Greqia mund të heqë dorë nga një kredi e re ndërkohë që qeveria e saj, por bën përpjekje dëshpërimisht për të zhbllokuar fondet e shpëtimit.

”Greqia mund t’ia dalë edhe pa një kredi të re. Megjithatë, një prej kushteve është një ristrukturim i rëndësishëm i borxhit”, theksoi Varufaqis në një intervistë për të përditshmen e qendrës së majtë ”Efimerida ton Sindakton”.

I pyetur nëse ka pasur diskutime në prapaskenat e negociatave përsa i përket një reduktimi të borxhit, ministri grek u përgjigj në mënyrë pozitive.

Varufaqis, stili triumfues i të cilit ka irrituar palët evropiane, i përshkruan ato si ”partnerë kontradiktorë”.

”Ata janë partnerë të qeverisur nga frika që ka shkaktuar kriza dhe zgjidhja e krizës, për të cilën, në fakt, të gjithë e dinë se ajo është e paqendrueshme dhe çon në probleme të reja”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se nëse zona euro nuk ndryshon, ajo do të vdesë, duke shtuar se asnjë vend, jo vetëm Greqia, nuk do t’i ishte bashkuar një sistemi monetar të përbashkët kaq të paqendrueshëm.

Varufaqis përsëriti se vazhdonte të ishte i ngarkuar me negociatat greke pavarësisht riorganizimit të ekipit, koordinimi i të cilit u mor përsipër nga profesori i ekonomisë, Euclides Tsakalotos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button