Rajoni

Varufaqis në Uashington për bisedime me FMN-në dhe Obamën

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis do të shkojë nesër dhe të premten në Uashington për një takim me FMN-në dhe do të përfitojë nga rasti për të takuar presidentin e BQE-së, Mario Draghi dhe presidentin amerikan, Obama, theksoi sot ministria.

varufaqis1Në fazën e negociatave të vështira mes Greqisë dhe kreditorëve të saj BE dhe FMN, Janis Varufakis dhe Barack Obama do të kenë një takim privat nesër pasdite, në kuadër të një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë me rastin e pavarësisë greke në vitin 1830.

Në orët e para të mëngjesit, ministri grek do të ketë rastin të përballet me homologun gjerman, Wolfgang Schaüble, i ftuar ashtu si ai gjatë një konference nga Instituti i Kërkimeve Brookings.

Të premten, dita e parë e takimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku merr pjesë dhe Janis Varufaqis ashtu si dhe një numër i madh ministrash evropianë të Financave, ai do të takohet veçanërisht me presidentin e BQE-së, Mario Draghi, homologun italian, Pier Carlo Padoan dhe sekretarin amerikan të Thesarit, Jacob Lew, theksoi kabineti i tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button