☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 88.76 ▼0.75%
ARI 4,158 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,323 ▼ -0.59% ETH $2,696 ▼ -0.59% XRP $1.4966 ▼ -0.89% SOL $119.7300 ▼ -0.9%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 88.76 ▼0.75 % ARI 4,158 ▲0.02 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 88.76 ▼0.75 % ARI 4,158 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

VATIKAN – Del në dritë ditari i papublikuar i papa Françeskut

VATIKAN, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Një ditar i papublikuar i papa Françeskut, që përmbledh shënime personale të mbajtura për më shumë se 30 vjet, do të botohet më 24 nëntor në 94 vende të botës, njoftuan botuesit e tij.

Libri, i titulluar “Ditari shpirtëror i papa Françeskut”, përmbledh dhe komenton shënimet e Jorge Mario Bergoglios të shkruara nga 20 dhjetori 1992 deri më 18 gusht 2024.

Vepra prezantohet nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, një prej bashkëpunëtorëve të afërt të papa Françeskut.

Sipas Vatikanit, libri ka “vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme” për të kuptuar personalitetin e papës argjentinas, i pari me origjinë latino-amerikane që drejtoi Kishën Katolike.

Papa Françesku drejtoi Kishën Katolike nga 13 marsi 2013 deri në vdekjen e tij më 21 prill 2025.

Libri do të botohet njëkohësisht në pesë gjuhë dhe në 94 vende, duke nisur nga 24 nëntori.

Edicioni italian do të publikohet nga ”Libreria Editrice Vaticana”, ndërsa versionet në spanjisht, anglisht dhe portugalisht nga ”Penguin Random House”.

Botimi në gjuhën frënge do të realizohet nga ”Albin Michel”.

Sipas presidentit të shtëpisë botuese ”Albin Michel”, Gilles Haëri, këto faqe “shumë personale” vijojnë në të njëjtën linjë me autobiografinë e papa Françeskut, “Shpreso”, e cila u botua disa javë para vdekjes së tij./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.