☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.33 ▼1.41%
ARI 4,045 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,131 ▼ -1.33% ETH $2,317 ▼ -2.08% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.1600 ▼ -2.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

VATIKAN – Papa Leone XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan

VATIKAN, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV i tha SHBA-së se emigrantët formësuan të ardhmen e kombit, ndërsa mori Medaljen e Lirisë në një ceremoni online me Filadelfian.

“Gjatë 250 viteve të fundit, për shumë popuj në mbarë botën, ka pasur një vendosmëri të palëkundur për të realizuar vizionin fisnik të Etërve Themelues, duke e bërë Amerikën sinonim të lirisë, ndërsa vendi hapi dyert për valë të njëpasnjëshme emigrantësh, duke u lejuar atyre dhe fëmijëve të tyre të ndihmonin në formësimin e të ardhmes së kombit”, tha Leone XIV.

“Ishte e njëjta dashuri për lirinë që frymëzoi Shtetet e Bashkuara në orët më të errëta të shekullit të kaluar”, theksoi ai.

Duke marrë Medaljen e Lirisë nga Filadelfia dhe, duke kujtuar Deklaratën e Pavarësisë të 4 korrikut 1776, papa shtoi se “si bir i këtij kombi të madh, të themeluar nga burra dhe gra të guximshëm që ëndërruan lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, bashkohem me ju duke kërkuar bekimin e Zotit për të ardhmen e Amerikës, që idealet e larta të mishëruara në fillim të Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të udhëheqin prosperitetin e kombit në unitet, drejtësi dhe paqe”./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.