☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,023 ▲ +-0% ETH $2,686 ▼ -0.34% XRP $1.5252 ▼ -2.8% SOL $121.2400 ▼ -0.68%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kosova

Vazhdojnë shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, deputetët kërkojnë reagim të menjëhershëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka ngritur shqetësime lidhur me raportimet për probleme me sigurinë e aplikacionit WhatsApp, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta trajtojnë çështjen me urgjencë.

Sadiku, i cili është edhe drejtues i një kompanie të IT-së, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të kontaktojnë edhe partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë përkatëse për të verifikuar situatën dhe për të ndërmarrë masa të mundshme.

“Edhe një herë: problemi me WhatsApp-in duket se është më i madh sesa kam menduar edhe unë. Po e lus Qeverinë, Albin Kurtin, Lulëzon Jagxhiun dhe institucionet përgjegjëse: trajtojeni këtë çështje me urgjencë”, ka deklaruar Sadiku.

Ai ka kërkuar që të shqyrtohen edhe masa të përkohshme, përfshirë kufizimin e SMS-ve të dyshimta, nëse një veprim i tillë vlerësohet teknikisht i nevojshëm.

“Ka raportime për sulme dhe tentativa për marrjen e llogarive, të dhënave personale, mesazheve dhe kodeve të verifikimit për banka”, ka thënë ai.

Sadiku ka theksuar se qëllimi nuk është krijimi i panikut, por kërkoi verifikim teknik dhe informim të menjëhershëm të qytetarëve për mënyrat e mbrojtjes.

“Nuk dua të krijoj panik, por kjo nuk duhet të neglizhohet. Duhet reagim institucional, verifikim teknik i asaj që po ndodh dhe njoftim i menjëhershëm i qytetarëve se si të mbrohen”, është shprehur ai.

Ndërkohë, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e llogarisë së tij në WhatsApp.

“WhatsApp më është mbyllur apo dihet se çka po ndodh, a ka dikush info?”, ka shkruar Bajqinovci.

Shqetësimi për këtë çështje është ngritur fillimisht në rrjetet sociale nga Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”.

Rizaj ka raportuar për probleme që lidhen me llogaritë në WhatsApp, ndërsa më pas ka thënë se një numër i madh biznesesh kanë raportuar probleme të ngjashme.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje që të mos ndajnë me persona të tjerë kodet e verifikimit që pranojnë përmes SMS-ve dhe të shmangin hapjen e lidhjeve të dyshimta derisa situata të sqarohet teknikisht./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.