“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dh
Në një takim me shqiptarët në Staten Island të New York, kryeministri Rama ka folur për rëndësinë e Paketës së Maleve dhe për Zvërnecin, një projekt që vijon të jetë shumë i diskutuar dhe për të cilin Rama konfirmon se puna vazhdon dhe po studiohet ndikimi në mjedis.
“Paketa e Maleve është bërë për të gjithë ata që kanë pronën atje dhe asnjë investitor tjetër nuk do të ketë akses nëse nuk është partneri juaj dhe nuk është dëshira juaj për ta pasur atje. Kush dëshiron të ketë një partner, është i mirëseardhur.
Kthimi i maleve në një burim mirëqënieje është një burim i rëndësishëm ëpr ta çuar përpara Shqipërinë. Synimi është që nga 12 milionë vizitorë në Shqipëri, është ta çojmë në 20 milionë. Më pas detyra është e të rinjve që do të marrin stafetën që ta çojnë më lart. Tashmë synimi është që në Shqipëri të sjellim turistin me të ardhura të larta.
Këtë synim ka edhe projekti i shumëdiskutuar, i famshëm, por edhe famëkeq si rezultati i shumë gënjeshtrave, manipulimeve dhe politik, Zvërneci dhe Sazani. Ky projekt sjell 4 miliardë euro në një ekonomi që në total është 27 miliardë euro.
I jashtëzakonshëm për Shqipërinë, por edhe delikat në ekuilibër në mjedisin dhe po punojmë shumë për të studiuar impaktin dhe për të kuptuar risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga manipulatorët dhe sharlatanët. Ditët e punës këtu kanë pak kafe dhe për më tepër atë kafen e tmerrshme amerikane, ndryshe nga Shqipëria.
Ju falënderoj për kohën që ju mora në këtë ditë pushimi. Falënderoj Xhemon që është veshur si politikan amerikan, unë para teje ngjaj si roja i hotelit. Të falënderoj shumë për organizimin. Bashkë me ty janë edhe disa djem nga Ulqini, shumë faleminderit.
Nëse burrat e Shqipërisë kanë bërë shumë budallallëqe, imagjino ç’do të bënin po të mos kishin gratë, prandaj ju falënderoj edhe juve. Mbajini mirë burrat dhe mos ja vini veshin kur bëjnë si të fortë, sepse në zemër dridhen kur flisni ju. Shumë faleminderit”, u shpreh Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.