Flamuri maqedonas u ngrit në qendrën financiare të Nju Jorkut për 35-vjetorin e pavarësisë
Ceremonia solemne u mbajt në qendrën financiare të Nju Jorkut, para monumentit të njohur të demit Charging Bull, me pjesëmarrjen e dhjetëra maqedonasve
Në nder të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, flamuri maqedonas u ngrit sot në mënyrë solemne mbi Nju Jork.
Ceremonia tradicionale u mbajt në qendrën financiare të Nju Jorkut, para monumentit të njohur të demit të zemëruar (Charging Bull).
Përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar Maqedonase (OBM), që e organizuan eventin, falënderuan dhjetëra maqedonasit që erdhën pavarësisht motit të keq dhe paralajmërimeve për stuhi.
Arđi Belio nga OBM-ja i tha MIA-s: “Me këtë gjest duam t’u kujtojmë të gjithëve se jemi këtu dhe se nuk do të zhdukemi. Si moti i sotëm, patëm 35 vite të vështira, në të cilat u përpoqën të na fshijnë, por nuk ia dolën dhe jemi ende këtu. Detyra e OBM-së është t’i mbledhë maqedonasit, sepse jemi më të fortë kur jemi bashkë”.
Solemniteti u shënua me ekzekutimin e himnit maqedonas dhe atij amerikan, si dhe me performancën e këngëtares Andrijana Janevski, që këndoi hitin “Zemjo Mila”.
Burimi: Faktor/MIA.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.