Kronika
Vdekja e 17-vjeçarit, gjykata liron menaxherin e landfillit të Sharrës
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për përgjegjësin e firmes “3R”, në landfillin e Sharrës, Besnik Braha.
Ky i fundit u arrestua pas gjetjes së 17-vjeçarit të vdekur Ardit Gjoklajnë vendgrumbullimin e plehrave.
Gjykata e shkallës së parë vendosi për Brahën masën “arrest me burg”, por Apeli mesditën e së enjtes e ndryshoi atë deri në përfundim të hetimeve për këtë ngjarje.
Nga këqyrja e trupit të adoleshentit dyshohet se ai është shtypur nga makineritë që punojnë në landfillin e Sharrës.