Kronika

Vdekja e 74-vjeçarit te shinat e trenit, arresohet mashinisti dhe ndihmësi

Policia e Shkodrës ka ndaluar mashinistin dhe ndihmësmashinistin e trenit, pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e të martës afër stacionit të trenit, ku humbi jetën Nikë Hasanaj.
Sipas policisë, janë ndaluar Brahim Ruçi, 58 vjeç, mashinisti i trenit dhe Jul Brraka, 55 vjeç, ndihmësmashinist.
Ata dyshohet se duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedër- Bajzë, në vendin e quajtur “Ura e trenit e lumit Kir” në Shkodër kanë aksidentuar për vdekje Nikë Hasanajn, 74 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza e shkeljes e disiplinës së punës në transportin hekurudhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button