Kronika

Vdekja e nënës me foshnjën, reagon ministri Beqaj, ‘mburret’ me ambulancat!

Vdekja e një gruaje në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe foshnjës së porsalindur tronditi opinionin publik duke u bërë kambanë alarmi për situatën e rënduar të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Analisti Artur Zheji në një koment të tijin të publikuar në faqen “36grade.al” kritikonte mungesën e investimeve për spitale, ambulanca, në maternitete e shërbime të nevojshme për qytetarët. Nisur nga ky shkrim, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kontaktuar redaksinë e 360grade.al, duke shprehur refuzimin e tij për analizën e botuar nga Artur Zheji në 360grde.al me titull : “Vdesin nënë e bijë, “një vrasje e dyfishtë”?! Ç’na duhen makinat e policisë kur nuk kemi ambulanca?”

Z. Beqaj shprehimisht u shpreh, “Nuk është e vërtet shifra prej 400 milion dollarësh, që thuhet në shkrimin e Zhejit, se ato para janë hequr në një mënyrë apo mënyrë tjetër, nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”.

Z. Beqaj sqaroi se shifra në fjalë është e shtrirë në 10 vjet sepse konçesionet janë 10-vjeçare.

Z. Beqaj në komunikimin e tij me 360grade.al sqarojë gjithashtu se numri i ambulancave në shërbimin e urgjencës për frymë popullsie, është edhe më i lartë, edhe më i shumtë sesa duhet në të vërtet.  Cilësia e ambulancave është një çështje që i përket mirëmbajtjes dhe jo MSH.

Ministri Beqaj sqaron gjithashtu se, “vdekja tragjike e nënës me gjithë foshnjen e saj në maternitetin e Tiranës nuk ishte për shkak të mungesës së Shërbimit të Urgjencës dhe nuk ishte për shkak të mos kujdesit mjekësor. Vdekja tragjike, sipas Ministrit Beqaj ishte pasojë e një komplikacioni të rrallë për të cilin do të ketë në qëndrim”.

Analiza e Artur Zhejit

Tani le të dalë përsëri kryeministri e të thotë se Reforma konçesionare në shëndetësi, është ajo që u duhet shqiptarëve, se ashtu e di dhe se ashtu e do ai, Rama që i di të gjitha.

Dëshmitë e familjarëve të nënës dhe fëmijës së vdekur, janë tronditëse. Urgjenca mbyllur dhe paaftësi apo neglizhencë e plotë dhe një vdekje e dyfishtë që ngjan më shumë me një vrasje të dyfishtë.

Nëqoftëse ato 400 milion dollarë që janë hedhur si copa bifteku në kuadrin e “reformës në Shëndetësi”, në të vërtetë një pseudo reformë, do të ishin investuar në spitale, autoambulanca dhe maternitete, pajisje dhe rroga shumë më të mira për mjekët, që mezi marrin lekët e orëve jashtë orarit. Mirëpo sëmundja dhe lufta e jetës me vdekjen nuk pret dhe nuk ka as orar dhe as ditë dhe as natë!

Makinat e urgjencës, janë ca vjetërsira që nuk shihen dot me sy, pale të hypësh dhe të kesh hall apo traumë. Nuk kanë barela, nuk kanë pajisje, nuk kanë infermierë realisht të specializuar. Qeveria blen me qindra makina të reja apo motorë policie, ndërkohë që jeta bartet në ato ambulanca shkatarraqe, ku asnjë qeveritar apo familjar i tyre nuk i rastis ti provojë.

400 milion dollarë, për miqtë e qeverisë në emër të Reformës dhe sot, nëna vdes dhe foshnja bashkë me të, sepse urgjenca është mbyllur dhe doktori vjen me vonesë dhe makina e urgjencës nuk ka barelë!

Dhe të rrimë e të dëgjojmë pordhët dhe llapaqenërinë e dënglaxhinjve që palosin miliona dhe hekurosin rrudhat apo palat e barkut, në Vjenë apo në Zvicër. Ku është më shtrenjtë dhe ku është më luks!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button