Kronika

Vdekja misterioze e Kostandinës 14-vjeçare, Prokuroria e Janinës akuzon njerkun për vrasje

Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për vrasje ndaj taksistit Spiro Papa, duke e cilësuar atë fajtor për vdekjen e 16-vjeçares nga Saranda, Kostandina Anagnosti, dy vite më parë.

E mitura mbërriti e pajetë në spitalin e Sarandës, pas komplikacioneve shëndetësore gjatë kohës kur po udhëtonte në makinë me njerkun e saj, Papa, në drejtim të Janinës.

Edhe pse prokuroria e Sarandës e cilësoi vdekjen natyrale, familjarë të viktimës vijuan ekspertizën mjeko-ligjore dhe hetimet në Janinë, aty ku banonte vajza.

Atë ditë (14 nëntor 2014) vajza kishte ardhur në Sarandë e shoqëruar nga Papa, i cili kishte lidhje me të ëmën e viktimës.

Sipas mjekut ligjor grek Dimitri Galenteri, ne trupin e viktimës u gjet dhe sasi e larte lidokaine.

Në mars të 2015 përmes një letre të hapur babai i vajzës Jorgo Anagnosti hidhte dyshime se vajza e tij ka qenë shtatzënë dhe është vrarë nga njerku i saj, Spiro Papai.

I ati pretendonte se vajza e tij kishte humbur jetën në një abort ilegal dhe klinikën ku e ka bërë dhe se kishte foto ku vajza dukej se kishte shenja të dhunës në qafë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button