Vdes shtetasi indian i plagosur në sulmin e Huthi-t ndaj aeroportit të Riadit
Një shtetas indian i plagosur në sulmin e së shtunës ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit ka ndërruar jetë, njoftoi Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite. Siç njofton Al Jazeera, ambasada postoi ngushëllimet në platformën X dhe tha se është në kontakt me familjen, duke ofruar mbështetje për riatdhesimin e hershëm të trupit.
Sulmi, për të cilin Huthi-t e Jemenit morën përgjegjësinë, goditi aeroportin King Khalid në kryeqytetin saudit të shtunën. Autoritetet saudite të aviacionit civil kishin njoftuar më herët se 12 persona u vranë dhe më shumë se 300 u plagosën — viktimat përfshijnë shtetas nga disa vende, mes tyre edhe një amerikan.
Ky është sulmi më vdekjeprurës në një vend të Gjirit që nga fillimi i luftës SHBA–Izrael kundër Iranit, më 28 shkurt. Huthi-t pretenduan se operacionet e tyre çuan në mbylljen e plotë të aeroportit, i cili mbeti i mbyllur edhe të dielën, ndërsa sulme të tjera goditën objektet e naftës dhe aeroporte në rajonin lindor saudit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.