Kronika

Vdiq me gjithë foshnjën në maternitet, autopsia zbulon shkaqet

Gati dy muaj pas vdekjes së Aida Çajkës shtatzënë në muajin e 9-të bashkë me foshnjën e saj del rezultati i autopsisë së kryer nga mjekësia ligjore.

E në fakt raporti duket se konfirmon atë që u tha nga mjekët se gruaja pati një çarje të enës kryesore të gjakut që furnizon shpretkën.

“Shkak i vdekjes, çarja e enës kryesore të gjakut që furnizon shpretkën”, thuhet në raportin e autopsisë së gruas së re.

Pas vdekjes së saj familjarët hodhën akuza mbi mjekët dhe madje 2 prej tyre përfunduan në pranga por u liruan nga Gjykata dhe u rikthyen në punë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button