Politika

Veliaj e kthen tregun e rrobave të përdorura te Brryli në park

TreguKryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon çdo ditë të njoftojë nismat e tij për zhbllokimin e shesheve dhe hapësirave publike në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka shkruar se në zonën e Brrylit ku shiteshin rroba të përdorura më parë, qytetarët dhe banorët e zonës do t’i gëzohen së shpejti një parku.

“Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t’i mbajmë pastër ju lutem”, – ka qenë postimi i kreut të ri të bashkisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button