☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,474 ▼0.42%
NASDAQ 21,859 ▼0.62%
NAFTA 113.72 ▲1.17%
ARI 4,711 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,577 ▼ -1.75% ETH $2,094 ▼ -2.31% XRP $1.3075 ▼ -2.42% SOL $79.9500 ▼ -2.52%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,474 ▼0.42 % NASDAQ 21,859 ▼0.62 % NAFTA 113.72 ▲1.17 % ARI 4,711 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Veliaj: Sot 80 mijë gra marrin ndihmën ekonomike

konferenca-mbi-statistikat-gjinore-1Foto-Flor-Abazaj-526x350Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, theksoi sot se “falë ndryshimit të politikave tona të ndihmës sociale, nga 107 mijë burra që merrnin ndihmën ekonomike deri para një viti, sot janë 80 mijë gra që marrin ndihmën ekonomike”.
Gjatë konferencës rajonale për statistikat gjinore të organizuar nga INSTAT në Tiranë, ministri Veliaj tha se “në Shqipëri kemi marrë disa vendime të informuar nga statistikat. U informuam që 14 % e njësive ekonomike familjare drejtohen nga gra dhe vajza, pra vajza beqare ose nëna të veja”.
“Miqtë tanë të statistikës duhet të na ndihmojnë të monitorojmë nëse kjo masë e suksesshme ul dhunën në familje, i fuqizon më shumë gratë ekonomikisht, ndihmon më shumë në rritjen e fëmijëve, sigurohet që paratë nuk shpenzohen për alkool, por shkojnë për arsmim, etj”, u shpreh Veliaj.
Ministri nënvizoi se “disa statistika të tilla ishin kurajuese, por disa statistika janë dekurajuese. Fakti që Akademia, të cilën ne e shohim si pjesa më avangarde e shoqërisë, në masën 71 për  qind të akademikëve dhe profesorëve janë burra dhe 29 për qind janë gra.
Nga INSTAT, vijoi Veliaj, ka edhe të dhëna të tjera inkurajuese, që tregojnë se është rritur numri i femrave në shkollat profesionale. “Nëse në vitin 2008 ne kemi patur 4.3 për qind vajza që shkonin në arsimin profesional, sot janë mbi 10.1 % të vajzave që janë futur në arsimin profesional. Vetëm vitin e fundit kemi patur një rritje të mbi 20 % të vajzave në arsimin profesional”, nënvizoi Veliaj, duke shtuar se shifrat janë inkurajuese, por janë larg ambicies sonë kur vjen puna te ofrimi të te njëjtit shans për vajzat e djemtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.