⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive!

Normalizohet situata e zjarreve në vend gjatë ditës së sotme, edhe pse ka ende vatra aktive dhe operacioni vijon nga toka dhe ajri.

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje.

“Në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 2 helikopterë”, tha ministria.

Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, 30 zjarrfikës dhe mbështetje nga ajri me helikopter; pavarësisht terrenit të vështirë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Pukë, situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm: zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në zonë janë angazhuar forca vendore, vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe 1 helikopter.

Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa zjarri në Bërshi është shuar plotësisht.

Në Qarkun Lezhë, vatrat në Lufaj dhe Shtuf janë deklaruar të fikura, ndërsa Kalivaçi dhe zona e Tenës mbahen nën mbikëqyrje.

Në Elbasan dhe Vlorë vijon monitorimi i disa vatrave pa rrezik për banesat, ndërsa një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit, Tepelenë, ku po ndërhyjnë strukturat zjarrfikëse vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.