🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.81 ▼14.29%
ARI 4,833 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,659 ▲ +4.11% ETH $2,244 ▲ +6.27% XRP $1.3793 ▲ +4.69% SOL $84.6000 ▲ +5.86%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.81 ▼14.29 % ARI 4,833 ▲3.16 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.81 ▼14.29 % ARI 4,833 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vendi drejt zgjedhjeve të reja?

vendi-drejt-zgjedhjeve-t-euml-reja_hdGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të lëndës së PDK-së, duke anuluar kështu zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ky vendim që vjen një ditë pas seancës dëgjimore të kërkuar nga përfaqësuesja e grupit LDK-AAK-Nisma, Vjosa Osmani, ka ndarë njohësit e çështjeve juridike. Ata mbeten me mendime të ndara për sa i përket asaj se cilët janë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren.

Sipas profesorit universitar Riza Smaka, Gjykata Kushtetuese ka lënë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, e të cilat sipas tij, nuk i shkojnë për shtati interesave të vendit. “Tanimë është hapur dera për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që e dëmtojnë Kosovën dhe votuesit, sepse të paktën 10 milionë euro do të shkojnë bosh. Vlerësoj që vendi ynë do të mbetet pa institucione edhe 4 apo 5 muaj”, ka thënë Smaka për gazetën Tribuna.

Ai ka dhënë këtë deklaratë, ndonëse, sipas tij, së pari do të duhej që të dyja palët t’i provonin mundësitë që kanë për të propozuar kryetarin e Kuvendit dhe pastaj mandatarin për formimin e Qeverisë. “Së pari duhet që koalicioni parazgjedhor të prezantojë kandidatin për kryetar, dhe kjo sikur t’i kishte të paktën 61 vota”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.