🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,942 ▲ +0.7% ETH $2,246 ▲ +0.96% XRP $1.1686 ▼ -0.69% SOL $90.0400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Vendimet e ministrave: Subvencionim për shoqatat e transportit! Çdo produkt do të ‘gjurmohet’ deri te konsumatori

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e qeverisë, 13 maj. Ministrat, Petrit Malaj dhe Enea Karakaçi komunikuan vendimet e marra.

Ministri i Financave bëri me dije se shumë shpejt do të ndryshojnë elementët e pullave fiskale, gjë që do jetë në funksion të sigurisë ushqimore.

“Propozimet që ne sjellin janë disa risi, së pari rriten elementët e sigurisë që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të vendosim edhe teknologjinë track & trace në pullat fiskale, duke u dhënë mundësi autoriteteve si tatimore edhe doganore që të ndjekin produktin që nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori”, tha Malaj.

Një tjetër risi, tha ai, do të jetë bar kodi (QR Code) në këto pulla.

“Nëpërmjet (edhe) një telefoni do të skanohet produkti dhe të merret informacion se kush është prodhuesi, importuesi, data kur ka hyrë në Shqipëri apo informacione të tjera në dobi të sigurisë ushqimore”, shtoi ministri.

Më tej, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh se në kuadër të masave të ndërmarra për krizën e hidrokarbureve, do të ketë subvencionim për kompanitë e transportit publik.

“Sot kemi miratuar masën, 50 lekë për litër subvencionim, për të gjitha shoqëritë e transportit publik, të transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas”, njoftoi ai, duke shtuar se kjo masë do të aplikohet që nga muaji mars, që përkon me nisjen e krizës.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.