Vendimi/ Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Burgjeve pas lirimit nga detyra të Adriatik Kupi. Vendimi është marrë ditën e djehsme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Adriatik Kupi njoftoi dy ditë më parë dorëheqjen nga detyra pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni.
“Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datën 14.10.2026:
Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e vendimeve:
-Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve”, thuhet në njoftim.
Sadleva Bodo ka ndërtuar një karrierë të gjatë në administratën publike, duke mbajtur disa pozicione të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme dhe më pas në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Përpara se të kalonte në BKH, Bodo ka shërbyer si këshilltare ligjore e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.