FIFA përgënjeshtron “The Times”: Infantino nuk ka dy rroga!
FIFA-s i është dashur t’i dalë në mbrojtje Gianni Infantinos, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi “The Times” publikoi një hetim që zbuloi se ai merrte një pagë të dytë të padeklaruar për të vazhduar stilin e tij të jetesës luksoze në Miami.
“FIFA nuk i paguan një pagë të dytë Presidentit të saj dhe përmbush të gjitha kërkesat e informacionit në lidhje me shpërblimin e tij”, tha një zëdhënës i organizatës, duke theksuar se “shpërblimi vjetor i Presidentit të FIFA-s, si dhe përfitimet e tjera kontraktuale, përcaktohen nga Nënkomiteti i Shpërblimeve, një organ i pavarur”. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.