Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësore
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së kësaj të mërkure, për mjekim janë paraqitur katër protestues dhe një efektiv policie, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas njoftimit, në SUT është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.
Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijon të ndjekë situatën në koordinim të pandërprerë me strukturat dhe do të informojë në vijim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.