☁️
Tiranë 14°C · Vranët 22 April 2026
S&P 500 7,119 ▲0.77%
DOW 49,454 ▲0.62%
NASDAQ 24,555 ▲1.22%
NAFTA 93.40 ▲4.16%
ARI 4,743 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,887 ▲ +3.69% ETH $2,392 ▲ +3.11% XRP $1.4486 ▲ +0.96% SOL $87.8800 ▲ +2.08%
S&P 500 7,119 ▲0.77 % DOW 49,454 ▲0.62 % NASDAQ 24,555 ▲1.22 % NAFTA 93.40 ▲4.16 % ARI 4,743 ▲0.49 % S&P 500 7,119 ▲0.77 % DOW 49,454 ▲0.62 % NASDAQ 24,555 ▲1.22 % NAFTA 93.40 ▲4.16 % ARI 4,743 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Sporti

Vendimtar ndaj Tiranës, Xhuljano Skuka zgjon “Demat” dhe bëhet gati për derbin

Rikthimi i Skukës pritet të jetë një nga lajmet më të rëndësishme për Partizanin në prag të derbit me Tiranën. Sulmuesi i të kuqve, i cili ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike, është drejt rikuperimit dhe mund të jetë një opsion konkret për stafin teknik në sfidën më të […]

Rikthimi i Skukës pritet të jetë një nga lajmet më të rëndësishme për Partizanin në prag të derbit me Tiranën. Sulmuesi i të kuqve, i cili ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike, është drejt rikuperimit dhe mund të jetë një opsion konkret për stafin teknik në sfidën më të rëndësishme të momentit.

Mungesa e tij është ndjerë në repartin ofensiv, jo vetëm për praninë në zonë, por edhe për ndikimin që ka në lojën sulmuese të skuadrës. Skuka është një nga lojtarët që ofron zgjidhje në fazën përfundimtare, duke qenë i rrezikshëm si në finalizim, ashtu edhe në krijimin e hapësirave për shokët e skuadrës. Ajo që e bën edhe më të rëndësishëm rikthimin e tij është fakti se në dy derbit e fundit të fituar nga Partizani ndaj Tiranës, sulmuesi ka qenë protagonist i drejtpërdrejtë. Në këto përballje, ai jo vetëm ka gjetur rrugën e rrjetës, por ka kontribuar edhe me asist, duke qenë vendimtar në sukseset e skuadrës.

Këto statistika e vendosin Skukën si një nga pikat kyçe në ndeshje të tilla, ku shpesh diferencën e bëjnë episodet dhe momentet individuale. Prania e tij në fushë i jep më shumë siguri repartit ofensiv dhe rrit alternativat në fazën e sulmit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë gati për të nisur nga minuta e parë apo do të aktivizohet gjatë lojës. Stafi teknik pritet të vlerësojë me kujdes gjendjen fizike të lojtarit, për të shmangur çdo rrezik rikthimi të dëmtimit.

Në një moment kur Partizani po kalon një seri jo pozitive rezultatesh, rikthimi i një lojtari me peshë si Skuka mund të ketë ndikim jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë psikologjik. Skuadra ka nevojë për alternativa dhe për lojtarë që mund të bëjnë diferencën në ndeshje të rëndësishme. Derbi me Tiranën vjen në një fazë vendimtare të sezonit dhe çdo detaj mund të jetë përcaktues.

Për këtë arsye, rikthimi i Skukës shihet si një shtysë shtesë për të kuqtë, që kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe të mbajnë gjallë objektivin e tyre. Nëse do të jetë në formën e tij më të mirë, sulmuesi mund të luajë sërish një rol kyç në një ndeshje ku ai ka treguar më parë se di të jetë vendimtar. Për Partizanin, prania e Skukës në derbi mund të përkthehet në një armë më shumë në kërkim të tri pikëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.