Ekonomia

Lazimi lançon projekt-idenë e PostBankës, në Konferencën e Gjenevës

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi mori pjesë në Konferencën dyditore të Unionit Postar Universal (UPU), me temë ” Strategjia Botërore e UPU 2015″ që u zhvillua nga data 13-14 prill, në Gjenevë, Zvicër.

Drejtori-i-Përgjithshëm-i-Postës-Shqiptare-Majlind-Lazimi-në-Konferencën-e-Unionit-Postar-Universal-UPUPjesmarrës në këtë konferencë ishin drejtues të lartë të institucioneve postare nga vende të ndryshme të botës, si dhe aktorë të tjerë të tregut postar ndërkombëtar. Çështjet kryesore të cilat u diskutuan nga pjesëmarrësit në konferencë, lidhen me sfidat që përballet dhe mundësitë që ofron sektori postar, identifikimi i klientëve dhe tregjeve potenciale, si dhe cilat modele biznesi duhet të zbatohen për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesës së tregut dhe zhvillimit ekonomik dhe financiar botëror.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, theksoi rëndësinë e një plani ndërkombëtar, ku secili aktor ka dhe jep kontributin e tij për perspektivën e sistemit postar. Lazimi theksoi se pjesëmarrja në këtë konferencë është në vijim të nismave dhe projekteve të ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projekti i pagesave nëpërmjet telefonit (mobile paymemts platform & e-wallet) si një instrument i rëndësishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, etj. Gjithashtu, me të pranishmit u nda projektideja e krijimit në një plan afat-mesëm të PostBank, e cila do të kishte një impakt të rëndësishëm për sektorin financiar bankar në vend.

Në këtë konferencë u diskutuan një serë çështjesh si risitë dhe invovacioni në shërbimet postare dhe financiare, sfidat e tregtisë elektronike ( e-commerce), krijimi i lehtësirave në tregti dhe zhvillimi i sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rrjetit postar, përfshirja financiare dhe shërbimet financiare nëpërmjet postës, si dhe roli i shtetit në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Për më tepër, u vlerësua kontributi i sektorit postar në ekonominë  lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në tre dimensione, në atë ekonomik, social dhe ambiental.

Opinionet mbi zhvillimet e fundit të tregut postar vendas dhe ndërkombëtar, Lazimi i ndau edhe në takimet bilaterale të zhvilluara gjatë kësaj konference me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-se, Bishar A. Hussein si me dhe drejtues të lartë të postave homologe, si Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Turke, Presidentin e Postës së Brazilit, Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Presidentin dhe CEO të Postës Kanadeze, Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë të Postës Shtetërore të Kinës, etj.

Gjithashtu, në këto takime u shpreh interesi i përbashkët për bashkëpunime në projekte dhe fusha të ndryshme të sektorit postar në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button