☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.90 ▲0.14%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,766 ▼ -0.36% ETH $2,310 ▼ -0.37% XRP $1.3010 ▲ +1.5% SOL $99.8500 ▼ -0.87%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Në interes të Kosovës që Shqipëria të flasë dhe përçojë zërin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi sot se, Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore dhe se,  është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flase dhe përçojë zërin e Kosovës kudo.

Në një postim në Facebook, pasditen e së martës Veseli shprehet se “Sot në Shqipëri është datë e shënuar. Në këtë datë, shteti shqiptar nderon kujtimin e Nënë Terezës, bijës sonë të madhe, humanistes më të madhe të njerëzimit në botën bashkëkohore. Le të na shërbej ky moment që të gjithë shqiptarët kudo që jemi të ndihemi edhe më afër njëri tjetrit”.

Veseli thekson se “Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flasë dhe përçojë zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional”.

“Sot, si kurrë më parë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm. K.V”, shkruan Veseli.

/f.n/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.