☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,595 ▼0.19%
DOW 51,204 ▼0.2%
NASDAQ 27,018 ▼0.28%
NAFTA 95.18 ▲1.51%
ARI 4,477 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,000 ▼ -2.68% ETH $1,872 ▼ -5.28% XRP $1.2315 ▼ -2.43% SOL $74.9300 ▼ -5.16%
S&P 500 7,595 ▼0.19 % DOW 51,204 ▼0.2 % NASDAQ 27,018 ▼0.28 % NAFTA 95.18 ▲1.51 % ARI 4,477 ▼0.94 % S&P 500 7,595 ▼0.19 % DOW 51,204 ▼0.2 % NASDAQ 27,018 ▼0.28 % NAFTA 95.18 ▲1.51 % ARI 4,477 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Sporti

Vështrim mbi finalet e Botërorit të Futbollit/ Brazili, pesë herë në Everestin Botëror

(Koreja e Jugut, Japoni, 2002) Nga Skifter Këlliçi …Po zhvillohej ndeshja Itali-Koreja e Jugut. Vërtet Vieri shënoi në minutat e para, por po ai do t’i kishte dhënë fund kësaj meseleje që u bë kaq sëkëlldisur për italianët , mirëpo gjuajti jasht me portë të boshatisur. Pastaj, gjyqtari Moreno, nga Ekuadori, nuk quajti të vlefshëm […]

(Koreja e Jugut, Japoni, 2002)

…Po zhvillohej ndeshja Itali-Koreja e Jugut. Vërtet Vieri shënoi në minutat e para, por po ai do t’i kishte dhënë fund kësaj meseleje që u bë kaq sëkëlldisur për italianët , mirëpo gjuajti jasht me portë të boshatisur. Pastaj, gjyqtari Moreno, nga Ekuadori, nuk quajti të vlefshëm golin e Damianit. Skandal! Dhe ja, dy minuta para mbarimit koreanët barazuan dhe në 117’. Pra në shtesën e lojës, Ahni, u dha aziatikëve fitoren. … U përsërit kështu drama e Italisë që në Botërorin ’66, në Angli kishte humbur me Korenë, por këtë radhë të…Jugut

Me Morenën për ditë me radhë u mor i tërë shtypi dhe RAI. (Sa për kurreshtje, në shtator të vitit 2010 ky Moreno u arrestua dhe në aeroportin ‘Kenedi’të Nju Jorkut, sepse iu gjetën rreth 6 kg drogë në një $antë dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg).

Për herë të parë në historinë e botërorëve një skuadër aziatike, Korea e Jugut, arrinte në një lartësi kozmike , nga ku mund të shihte “botën”, si Modunjo me këngën e tij të famshme “Volare”.

Ashtu si në ndeshjen në grup, Brazilit iu desh të stërmundohej që ‘të prodhonte’ një gol ‘të vyer’ kundër Turqisë, që u tregua edhe këtë radhë kundërshtar i denjë për 4 herë kampionët e botës. Të vetmin gol e shënoi Ronaldo në 49’.

Koreano-jugorët nuk lanë dyshime për ndonjë skandal “gjyqsor”. Luftuan si të barabartë me gjermanët, që mundën të dilnin ngadhënjimtarë në këtë ndeshje, pas golit të vetëm dhe përsëri të Ballakut në 75’.

Finalja për vendin e tretë, shumë dramatike, midis Koresë së Jugut dhe Turqisë u mbyll 3-2 për të dytën që me tri goditje të sakta ‘të topuzëve’ të tyre, prenë $do shpresë të atdheut të “diellit që nuk perendon”, si$ njihet Koreja. Ky ishte dhe mbetet suksesi më i madh i futbollit turk në botërorët e futbollit, që njihet edhe për fitoren 3-1 të përfaqësueses së saj, më 1955, kundër Gjermanisë Perendimore, atëhere kampione e botës.

Në këtë ndeshje u regjistrua një rekord origjinal: Turku Shukur shënoi në sekondën e 11-të golin e parë, duke thyer rekordin e francezit Lakomb, që kishte shënuar në takimin me Italinë golin e parë në sekondën e 44-t të Botërorit Argjentinë ’78.

Në finale u ndodhën kështu dy nga përfaqëuset më të denja të futbollit botëror-Brazili dhe Gjermania. Por këtë radhë “samba” braziliane, falë solistëve të saj Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo, që katër vjet më parë kishte dëshmuar se do të ngjitej denjësisht “në katedër”, fitoi 2-0, duke ndalur vërshimin e “stuhisë dhe vrullit” vagnerian të gjermanëve.

Kështu Brazili për të pestën herë u proklamua mbreti i një botërori, për të “abdikuar” katër vjet më pas në Botërorin Gjerman 2006.

Finalja

Brazili – Markos, Lucio, Edmilton, Junior, Kafu, S

ilva, Kleberson, R.Karlos, Ronaldinjo,

Rivaldo, (Paulista),), Ronaldo, (Denilson);

Gjermania – Kahn, Linker, Ramalou, Metcelder, Frings, Haman, Jeremies, (Asamoa), Bode, (Zige), Shnajder, Klose, Neuvil, (Birhof).

Gjyqtar- Kolina , (Itali)

Stadiumi “International” Jokohama, (69.029)

Golshënuesi më i mirë i botërorit- Ronaldo, (Brazil), 8 gola;

Lojtari dhe më i mirë- Kahn, portier,(Gjermani)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.