⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,728 ▼ -0.11% ETH $2,234 ▲ +0.09% XRP $1.1590 ▼ -2.92% SOL $89.5400 ▼ -1.02%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka deklaruar se ishte vetë iniciatori i ndryshimeve ligjore që ashpërsuan dënimet për mosdeklarimin e pasurisë, vepër penale për të cilën më vonë u dënua me dy vite burg.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “On the Road” në Top News, Llalla, i cili jeton në Romë, pranoi se gjatë kohës kur drejtonte Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte kërkuar që mosdeklarimi i pasurisë të dënohej jo vetëm me gjobë, por edhe me burgim deri në tre vite.

“Është e vërtetë, iniciativa ligjore për ndryshimin e ligjit për mosdeklarimin e pasurive është kërkuar prej meje. Në fakt, realisht kërkova ashpërsimin e masës nga gjobë deri në tre vjet burgim. Mora shkas sepse shumë zyrtarë i shmangeshin deklarimit të pasurive”, u shpreh Llalla.

Sipas ish-kryeprokurorit, ashpërsimi i dënimeve solli përmirësim në deklarimin e pasurive nga zyrtarët.

“Ashpërsimi i dënimit i detyroi të ishin më të përgjegjshëm përpara institucionit të deklarimeve dhe kontrollit të pasurive. Dhe realisht solli një përmirësim, rregullim të situatës në institucion. Realisht unë isha vetë iniciatori, vetë unë që u ndëshkova. E respektoj vendimin e gjykatës, pavarësisht mendimeve të mia”, deklaroi ai.

Ndërkohë që Llalla në maj të vitit 2021, u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, vendim I cili u la në fuqi nga Apeli i Posaçëm më 22 shtator 2021.

Në intervistë, Llalla foli edhe për vendimin e autoriteteve italiane për të mos e ekstraduar në Shqipëri. Sipas tij, gjykatat italiane morën në konsideratë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare, si dhe gjendjen e tij shëndetësore.

“Autoritetet italiane, gjykatat italiane, më njohën të drejtën për mosekstradimin tim në Shqipëri. Duke parë që vendimi ishte jo bindës, pra duke dhënë një dënim të rëndë për një vepër të tillë penale, autoritetet, duke vlerësuar edhe gjendjen time relativisht të rëndë shëndetësore, vendosën mosekstradimin tim në Shqipëri”, u shpreh ish-kryeprokurori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.