Kronika

Vettingu, fitorja e fundit. Kushtetuesja rrëzon kërkesën e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve, që kishte ankimuar 25 nene të tre ligjeve të reformës në drejtësi.

Ligjet e ankimuara nga Unioni i Gjyqtarëve për organet e Gjyqësorit, Vettingun dhe statusin.

Bëhet fjalë për ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe të statusit të gjyqtarëve. Një nga pikat më delikate të ankimuara të gjyqtarëve lidhej me kontrollin e figurës së njerëzve të drejtësisë, por gjyqtarët thonë se duke përfshirë në verifikim “edhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar”.

Kur u miratua ligji, verifikimi i figurës, përveç kontrollit të pasurisë, u konsiderua si një nga shtyllat e procesit të Vettingut. Ai u mbështet publikisht si nga amerikanët, ashtu edhe nga europianët me argumentin e Komisionit të Venecias se masat drastike të Vettingut ishin të pranueshme për të zgjidhur një situatë si ajo në drejtësinë shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button