☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Vettingu në polici, Xhafaj: Ligji gati brenda vitit

Ligji për vettingu në polici është ende në proces hartimi. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj thotë se shumë shpejt ai do të jetë gati dhe do të bëhet publike analiza dhe plani i veprimit.

“Gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti”, tha Xhafaj.

Ministri deklaroi se nuk mund të flasë me shifra se sa efektivë të policisë preken nga ky vetting.

“E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do plotësojnë ato kritere e standarde që do të caktohen për mos të qenë më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Të bësh një Vetting të të gjithë atyre, kaq të gjerë me të gjitha këto kërkesa që ne kemi paraqitur është një tjetër gjë. Le t’ia lëmë kohës”, deklaroi ai.

Xhafaj nuk komentoi vendimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila ka përjashtuar nga aksesi në informacione një sërë oficerësh policie.

“Duhet të pyesni DSIK-në. Është një proces që e bën DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë që vjen nga DSIK-ja.. DSIK-ja është një institucion që ka rregullat e veta, vepron mbi bazën e informacioneve që grumbullon, jo thjesht dhe vetëm nga Policia e Shtetit sigurisht, por nga një sërë agjencish të tjera dhe mbi bazën e atyre agjencive nxjerr konkluzione”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.