Ekonomia

Vëzhgim/ Në vitet 2010-2014: Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë me lejet e ndërtimit

Gjatë 5-vjeçarit të fundit në sektorin e ndërtimit në shkallë vendi u dhanë gjithsej 4.226 leje ndërtimi, ku kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Sipas INSTAT, kërkesa për leje ndërtimi për banesa dominon, në krahasim me kërkesat për ndërtesa industriale, hotele, tregtare etj.

Sipërfaqja gjithsej e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja në këto vite arrin në 8.701 mijë metra katror, ku sipërfaqja për banesa zë 83 % të sasisë në total.
Lejet e ndërtimit të miratuara për banesa zënë 67,3 % të numrit gjithsej, ndërsa ato për ndërtesa të tjera, 32,7 %. Pjesa më e madhe e lejeve të dhëna në tërësi rezulton në qarkun e Tiranës me 19,5 %, Vlorës me 19 % dhe Durrësit me 16,4 %.

Në këto tre qarqe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja rezulton e përqëndruar në qarkun e Tiranës me 40,8 % , Vlorës me 22 % dhe Durrësit me 13 %.

Për lejet e miratuara për banesa, qarqet me numrin më të lartë janë Vlora me 26,1 %, Tirana me 18,1 % dhe Durrësi me 15,7 %.

Dy vitet 2010-2011 shënohen si vite kur u miratua numri më i madh i lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja, 3.449 leje ndërtimi, ose 81,6 % e numrit gjithsej të lejeve të ndërtimit miratuar gjatë 5-vjeçarit të fundit.

Numri mesatar i lejeve të ndërtimit të miratuar për ndërtesa të reja gjatë 5 viteve të fundit është 845 leje/vit, ndërsa në vitet 2010-2011 u miratuan përkatësisht 1.000 dhe 759 leje ndërtimi më shumë nga numri mesatar në 5-vjeçarin e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button