🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,655 ▼0.11%
DOW 52,373 ▼0.94%
NASDAQ 26,085 ▲0.29%
NAFTA 103.07 ▲3.62%
ARI 4,018 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,728 ▲ +0.07% ETH $2,409 ▲ +0.44% XRP $1.3149 ▼ -0.77% SOL $104.8500 ▲ +0.1%
S&P 500 7,655 ▼0.11 % DOW 52,373 ▼0.94 % NASDAQ 26,085 ▲0.29 % NAFTA 103.07 ▲3.62 % ARI 4,018 ▼1.05 % S&P 500 7,655 ▼0.11 % DOW 52,373 ▼0.94 % NASDAQ 26,085 ▲0.29 % NAFTA 103.07 ▲3.62 % ARI 4,018 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kërcënoi me thikë dhe i grabiti portofolin të miturit, arrestohet 25-vjeçari në kryeqytet! Në procedim babai dhe motra, p

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një 17-vjeçari, duke e kërcënuar me thikë dhe duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Ngjarja është kallëzuar më 20 tetor 2026 nga i mituri, i cili ka deklaruar se është sulmuar në rrugën “Hoxha Tasim” nga një person i panjohur në atë moment.

Njoftimi i policisë:

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë gjatë natës në banesën e një familjeje, sqarojmë se:

Më datë 20.10.2026, një shtetas i mitur, 17 vjeç, ka kallëzuar se, në rrugën “Hoxha Tasim”, një shtetas i panjohur, nën kërcënimin e një mjeti prerës(thikë), i kishte vjedhur me dhunë portofolin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin, mbrëmjen e datës 22.10.2026, të shtetasit F. M., 25 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrollin e banesës së këtij shtetasi.

Në kohën kur shërbimet e Policisë do të kryenin kontrollin e banesës, babai dhe motra e 25-vjeçarit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, me qëllim pengimin e tyre në ushtrimin e kontrollit të banesës.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M. dhe M. M., për veprat penale “Pengimi i zbulimit të së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.