VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Tirana 5 orë në kaos, Polic
Protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës në Rrugën e Durrësit.

Ata kanë krijuar disa vatra zjarri në mes të rrugëve, te Mine Peza dhe Rruga e Durrësit, teksa po vijojnë të qëndrojnë në tubim prej më shumë se katër orësh.

Ata po djegin reklamat dhe tendat në zonat ku janë përqendruar. Protestuesit po shkatërrojnë gjithçka gjejnë para.

Forca të shumtë policie po qëndrojnë në gatishmëri, përfshirë katër autobotë me presion uji.

Madje protestuesit janë futur brenda një biznesi në qendër të Tiranës.
Ata i marrin orenditë dhe i djegin më pas në vatrat aktive që kanë në rrugë. Protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës në Rrugën e Durrësit.

Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.