☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,614 ▲ +0.5% ETH $2,253 ▲ +1.4% XRP $1.2560 ▲ +0.89% SOL $96.0300 ▲ +1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në prang

Një 34-vjeçar shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar në lidhje me shpërthimin tragjik në një pallat në zonën e Plakës, në Greqi ku humbën jetën gjashtë persona.

Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit kishin hyrë në ndërtesë me qëllim vjedhjen e një tubi metalik me vlerë të vogël nga sistemi i furnizimit me gaz natyror. Gjatë vjedhjes, ata dyshohet se dëmtuan tubacionin, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit që më pas solli shpërthimin fatal.

Specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Zjarrit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat matësin e gazit dhe tubacionet përreth tij. Pas analizimit të tyre, kanë identifikuar pikën ku ishte prerë tubi dhe vendin ku ishte shkaktuar dëmtimi që çoi në rrjedhjen e gazit.

Ndërkohë, tre të arrestuarit kanë pranuar se janë personat që shfaqen në pamjet filmike duke hyrë në pallat, por ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit për prerjen e tubit. 55-vjeçari pretendon se autor i veprimit ishte 34-vjeçari shqiptar, ndërsa ky i fundit e kundërshton dhe e fajëson grekun. Personi i tretë dyshohet se kishte rolin e vëzhguesit.

Sipas mediave greke, të tre kanë pasur precedentë të shumtë me drejtësinë për vjedhje, grabitje dhe çështje që lidhen me narkotikët. Në total, ata rezultojnë të jenë përfshirë në rreth 80 raste të mëparshme me autoritetet.

Ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda, përfshirë shkaktimin e shpërthimit me pasojë vdekjen e gjashtë personave dhe vrasjen me dashje eventuale, në bashkëpunim.

Tre të arrestuarit kanë marrë afat për t’u paraqitur para hetuesve të hënën ku do të japin shpjegimet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.