☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.25 ▼3.43%
ARI 4,995 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,050 ▼ -0.13% ETH $2,324 ▲ +0.67% XRP $1.5282 ▲ +0.56% SOL $94.0600 ▲ +0.33%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼3.43 % ARI 4,995 ▼0.27 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼3.43 % ARI 4,995 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Europa

Video skandaloze që përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë, reagon Brukseli: Hoqëm postimin

Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të përfshirjes së Kosovës si pjesë të Serbisë.

Videoja, që kishte për qëllim mirëseardhjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Zonën Schengen, tregon një hartë të Evropës me shtetet anëtare të shënuara me ngjyrë të kaltër, ndërsa shtetet jo-anëtare, përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ishin të shënuara me ngjyrë të bardhë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se në hartë mungon vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë.

Ky gabim është vënë re nga shumë përdorues të rrjetit social X, ndër ta edhe politikania gjermane Doris Pack, e cila e pyeti von der Leyen se “Ku është shteti i Kosovës?”.

Pas reagimeve të shumta, videoja u hoq menjëherë nga platformat e Komisionit Evropian. Një zyrtar i BE-së theksoi se pamjet u larguan sapo çështja u bë e njohur, duke e konsideruar këtë hap si një përgjigje të mjaftueshme për situatën.

Megjithatë, një përgjigje konkrete mbi qëndrimin e Komisionit Evropian për statusin e Kosovës si shtet të pavarur nuk u dha, por tha se “fakti që pamjet u hoqën është mjaft vetë-shpjeguese”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.