☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 80.06 ▼5.44%
ARI 4,111 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $63,743 ▲ +0.32% ETH $1,867 ▼ -0.93% XRP $1.0830 ▲ +0.01% SOL $73.7900 ▲ +0.03%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.06 ▼5.44 % ARI 4,111 ▲0.1 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.06 ▼5.44 % ARI 4,111 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
03 Aug 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 3 gusht se zjarri në zonën e Finiqit është vendosur nën kontroll.

Nufi shprehet se kjo ka ndodhur falë punës së jashtëzakonshme të Forcave Ajrore, me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e Bashkive Delvinë dhe Finiq. Ministri shprehet se misioni i përbashkët i institucioneve shtetërore në këto raste është shpëtimi i jetës së qytetarëve.

Punë e jashtëzakonshme e pilotëve të Forcave Ajrore me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq.

Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe punës së palodhur të Forcave të Armatosura, si dhe bashkërendimit të strukturave vendore dhe qendrore, situata është vënë nën kontroll.

Çdo ndërhyrje, çdo fluturim, çdo minutë ka një mision: të mbrojmë jetën, banesat dhe natyrën.

Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv, pilot, zjarrfikës dhe pjesëtar të Forcave të Armatosura që, me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijën e parë të këtij operacioni”, shkruan ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Më herëtministri i Brendshëm Besfort Lamallari përmes një reagimi në Facebook deklaronte se situata nga flakët në Finiq ishte e vështirë dhe se të gjitha strukturat shtetërore përgjegjëse janë në terren.

“Prej orësh po përballemi me situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe të Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe 3 helikopterëve.

Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar. Ju bëjmë thirrje banorëve, që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim, që mund të sjellë rrezik shtesë”, shkruante Lamallari.

Zjarri në Finiq zgjati më shumë se tre orë dhe krijoi probleme në këtë zonë. Flakët ranë në pyje, duke vënë në rrezik edhe banesat përreth. Disa fshatra u rrezikuan nga flakët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.