Videoja me 7-vjeçarin në timonin e kamionit: identifikohet 53-vjeçari që e filmonte, dosje edhe për nënën e fëmijës
Sipas ELAS-it, i mituri bënte kthesa, manovra dhe frenime të forta në një ambient kompanie me kontejnerë, ndërsa pranë lëviznin kamionë të tjerë
Autoritetet greke kanë identifikuar një 53-vjeçar, i cili filmonte një fëmijë 7-vjeçar teksa drejtonte një kamion. Siç njofton gazeta greke Efsyn, sipas Policisë Greke (ELAS), policët gjetën një video në një platformë të njohur të rrjeteve sociale, në të cilën një fëmijë 7-vjeçar drejton një kamion në një ambient të hapur kompanie me kontejnerë të grumbulluar.
Në video, i mituri shfaqet duke bërë kthesa, manovra, frenime me rrota dhe ndalime të papritura, ndërsa në distancë të afërt lëviznin edhe kamionë të tjerë, pasi në zonë po kryheshin punime zhvendosjeje dhe grumbullimi kontejnerësh me vinça dhe makineri ngritëse.
Nga hetimi i policëve u identifikua 53-vjeçari, i cili ndodhej në vendin e pasagjerit dhe filmonte fëmijën. Në ngarkim të 53-vjeçarit, si edhe të nënës së 7-vjeçarit, u ngrit dosje për ekspozim të të miturit në rrezik, e cila iu dërgua prokurorit kompetent.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.