Gjyqtari Rrezart Hasani i nënshtrohet me sukses operimit të tendinës së Akilit
Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Rrezart Hasani, e ka përfunduar me sukses operimin e tendinës së Akilit dhe tashmë e pret periudha e rikuperimit, me synimin për t'u rikthyer në fushë.
Gjyqtari i Superligës së Kosovës në futboll, Rrezart Hasani, e ka përfunduar me sukses operimin e tendinës së Akilit, pas një periudhe të gjatë me dhimbje dhe sfida, siç njofton Futbolli.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar gjatë kësaj periudhe.
Gjyqtari ka falënderuar gjithashtu ortopedin Dr. Amir Vejseli për profesionalizmin dhe kujdesin gjatë gjithë procesit të trajtimit.
Hasani ka bërë të ditur se tashmë e pret një periudhë e re rikuperimi, me synimin për t’u rikthyer në fushën e futbollit. “Tani fillon një rrugëtim i ri, me durim, punë dhe përkushtim, me synimin për t’u rikthyer edhe më i fortë në fushën e futbollit”, ka shkruar ai.
Në fund, gjyqtari ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.