Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 12 May 2026
S&P 500 7,342 ▼0.95%
DOW 49,560 ▼0.29%
NASDAQ 25,785 ▼1.86%
NAFTA 101.80 ▲3.8%
ARI 4,675 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $80,212 ▼ -1.77% ETH $2,263 ▼ -2.94% XRP $1.4256 ▼ -3.36% SOL $94.0000 ▼ -3.59%
S&P 500 7,342 ▼0.95 % DOW 49,560 ▼0.29 % NASDAQ 25,785 ▼1.86 % NAFTA 101.80 ▲3.8 % ARI 4,675 ▼1.14 % S&P 500 7,342 ▼0.95 % DOW 49,560 ▼0.29 % NASDAQ 25,785 ▼1.86 % NAFTA 101.80 ▲3.8 % ARI 4,675 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
12 May 2026
Breaking
Politika

Vijojnë diskutimet për reformën territoriale

Mazhoranca dhe opozita vijojnë diskutimet për reformën territoriale. Këtë herë, përfaqësuesit e secilës palë u ndalën në Fier për konsultim publik.

I pari që mori fjalën ishte kryetari socialist i Reformës Territoriale, Arbian Mazniku.

Më pas, mori fjalën ishte bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale nga PD, Luçiano Boçi.

Ai tha se reforma territoriale e kryer më 2014 ishte e dështuar. Boçi theksoi se duhet që të ketë reformë territoriale, që iu shërben qytetarëve dhe nuk i largon ata nga vendi.

“Reforma territoriale e vitit 2014 ishte e dështuar. Kjo shihet qartë. Sot ishte një raportim, që lindshmëria është ulur tej mase. Kjo vjen edhe për shkak të ndarjes territoriale. Kjo sepse zonat rurale janë duke u boshatisur. Qytetarët duan që të riformatojnë territorin. Ka tension në territor, sepse janë hedhur ide, që bllokojnë shumë zhvillime.

Bashkitë e mëdha janë rritur, por se kanë humbur qytetarin dhe kanë sfumuar demokracinë vendore. Pushteti lokal nuk është një magazinë votash për pushtetin qendror. Pushteti qendror ka ndërhyrë tek pushteti vendor, kur absolutisht nuk duhet që të ndodhë. Qytetarët duhet të kenë një pushtet lokal, që iu shërben atyre, të jetojnë aty dhe të mos largohen”, tha Boçi.

Një nga qytetarët deklaroi se fshatrat janë boshatisur. Ai tha se ka përvojë nga pushteti vendor, duke u shprehur se shërbimet duhet që të shkojnë sa më pranë njerëzve.

“Unë reformën territoriale e konsideroj të dështuar. Kjo sepse prsh Bashkia Fier nuk mund të mbulojë të gjitha fshatrat. Shërbimet duhet të shtrihen kudo, që të ketë shërbime dhe personat që jetojnë në periferitë e Republikës. Jemi bërë shërbëtorë të gjermanit dhe të grekut. Duhet që shërbimet nga pushteti lokal të jenë pranë qytetarëve se po na ikin të gjithë nga fshatrat. Vetëm kështu njerëzit do jenë më të vlerësuar dhe sigurisht, më të pasur”, u shpreh qytetari.   

Lajm në përditësim

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.