☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,794 ▼0.32%
DOW 51,149 ▼0.72%
NASDAQ 27,469 ▼0.48%
NAFTA 88.76 ▼0.76%
ARI 4,138 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,545 ▼ -2.58% ETH $2,573 ▼ -4.9% XRP $1.4371 ▼ -4.28% SOL $116.9700 ▼ -3.36%
S&P 500 7,794 ▼0.32 % DOW 51,149 ▼0.72 % NASDAQ 27,469 ▼0.48 % NAFTA 88.76 ▼0.76 % ARI 4,138 ▼1.17 % S&P 500 7,794 ▼0.32 % DOW 51,149 ▼0.72 % NASDAQ 27,469 ▼0.48 % NAFTA 88.76 ▼0.76 % ARI 4,138 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Hungaria miraton hapjen e dy kapitujve të negociatave të Ukrainës me BE-në

KIEV, 7 tetor /ATSH-Ukrinform/ – Hungaria miratoi hapjen e grupeve negociuese 2 dhe 3 në kuadër të procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i cili deklaroi se vendimi u dha sot në nivelin e COREPER-it, organi që përfaqëson ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Sipas Sybihas, miratimi lidhet me pozicionet negociuese për Cluster 2 “Tregu i Brendshëm” dhe Cluster 3 “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE po ecën hap pas hapi. Ukraina dhe Hungaria po ndërmarrin hapa drejt njëra-tjetrës dhe drejt unitetit evropian së bashku”, deklaroi Sybiha në rrjetin social X.

Ministri ukrainas përmendi gjithashtu regjistrimin në parlamentin ukrainas të një projektligji që synon rregullimin e të drejtave arsimore të popujve autoktonë dhe personave që u përkasin pakicave kombëtare.

Sipas autoriteteve ukrainase, nisma synon të rregullojë të drejtat arsimore të komuniteteve kombëtare, veçanërisht të atyre gjuhët e të cilëve janë gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian, dhe të përmbushë një pjesë të angazhimeve të Ukrainës në kuadër të integrimit evropian.

Kryetari i Komitetit të Parlamentit ukrainas për Arsimin, Shkencën dhe Inovacionin, Serhii Babak, tha se projektligji synon të adresojë çështjet e të drejtave arsimore të pakicave kombëtare.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, ka deklaruar se parlamenti pritet të rifillojë punimet më 12 tetor dhe të shqyrtojë një sërë projektligjesh që lidhen me integrimin evropian dhe zhbllokimin e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Hapja e grupimeve të reja negociuese përbën një tjetër fazë në procesin e gjatë të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.