Kronika

Viti i ri arsimor, tekstet në libraritë pranë shkollave

Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore njofton të gjithë drejtorët e shkollave dhe mësuesit, prindërit dhe nxënësit e qytetit të Tiranës se libraritë pranë shkollave janë furnizuar me tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.

Sipas një njoftimi për shtyp të kësaj shoqate, ky vendim është marrë për të shmangur problemet e krijuara vitet e kaluara, kur shitja e teksteve është bërë pa përdorimin e kasës fiskale.

Në rast të mungesës së librarive, shitja do të bëhet në mjediset pranë shkollave nga persona të autorizuar.
Me këtë rast, të gjithë prindërve dhe nxënësve iu kërkohet që të fillojnë menjëherë blerjen e teksteve për të shmangur radhët e gjata në ditët e fundit, para fillimit të vitit të ri shkollor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button