Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 14 May 2026
S&P 500 7,489 ▲0.61%
DOW 49,938 ▲0.49%
NASDAQ 26,591 ▲0.72%
NAFTA 101.44 ▲0.42%
ARI 4,697 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $80,355 ▲ +0.72% ETH $2,271 ▲ +0.22% XRP $1.4647 ▲ +2.67% SOL $91.5300 ▼ -0.45%
S&P 500 7,489 ▲0.61 % DOW 49,938 ▲0.49 % NASDAQ 26,591 ▲0.72 % NAFTA 101.44 ▲0.42 % ARI 4,697 ▼0.22 % S&P 500 7,489 ▲0.61 % DOW 49,938 ▲0.49 % NASDAQ 26,591 ▲0.72 % NAFTA 101.44 ▲0.42 % ARI 4,697 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Bota

Vizita e Trumpit në Kinë · Takimi i dy fuqive botërore

I shoqëruar nga një delegacion i madh ekonomik, presidenti amerikan Trump arriti në Kinë. Në takimin me udhëheqësin kinez Xi Jinping pritet të diskutohen edhe tema politike, si lufta në Iran dhe çështja e Tajvanit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shoqërohet gjatë vizitës së tijnga një delegacion ekonomik, në të cilin bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe drejtori i Nvidia, Jensen Huang, dhe ai i Teslës, Elon Musk.

Xi Jinping rrallëherë bën deklarata para vizitave. Por këtë herë ai bëri një deklaratë gjatë së cilës lë të kuptohet se në botë ka mjaftueshëm vend si për Kinën, ashtu edhe për SHBA-në.

Lista e çështjeve të debatueshme mes dy vendeve është e gjatë: nga gara për udhëheqje në fushën e teknologjisë, tek mosmarrëveshjet tregtare, e deri te çështja e trajtimit të ishullit demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si të vetin.

Flamuri kinez dhe ai i SHBA
Trumpi kërkon qasje më të mirë për kompanitë amerikane në tregun kinez.Fotografi: Ng Han Guan/AP Photo/dpa/picture alliance

Marrëdhëniet tregtare

Në qendër të bisedimeve janë marrëdhëniet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Trumpi kërkon qasje më të mirë për kompanitë amerikane në tregun kinez. Në këtë kuadër pritet të diskutohet edhe për lejimin e çipave të fuqishëm të inteligjencës artificiale që prodho Nvidia, si dhe për porosi të mundshme avionësh nga kompania Boeing.

Vitin e kaluar SHBA-ja dhe Kina vendosën ndaj njëra-tjetrës tarifa të larta doganore dhe kontrolle eksporti. Një takim mes Donald Trump dhe Xi Jinping në Korenë e Jugut arriti ta qetësonte përkohësisht situatën. Megjithatë konflikti tregtar është ende larg zgjidhjes.

China Peking 2026 | Donald Trump & Xi Jinping bei Begrüßungszeremonie in der Großen Halle des Volkes
Fotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance

Tajvani në rendin e ditës

Në agjendë janë gjithashtu edhe tema gjeopolitike, si furnizimet amerikane me armë për Taijanin dhe lufta në Iran.

Kina ka vendosur edhe çështjen e Taiwan në rendin e ditës ta takimit. Qëndrimi i Kinës kundër shitjeve amerikane të armëve për Tajvanin është i pandryshueshëm dhe i qartë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, në një konferencë për shtyp.

Donald Trump dhe Xi Jinpig gjatë vizitës së Trumpit në vitin 2017
Kjo është vizita e dytë shtetërore e Trumpit në Kinë. Për herë të parë ai ishte atje në vitin 2017Fotografi: picture-alliance/AP/TopPhoto

Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më urgjente. Parlamenti i Tajvanit miratoi pak ditë më parë një ligj për shpenzimet e mbrojtjes, i cili përfshin edhe blerje armësh nga SHBA-ja. Më herët Donald Trump kishte njoftuar për bisedime për një paketë armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.

Sa i përket Iranit udhëheqja kineze e mohon furnizimin me armë. Megjithatë konsiderohet e sigurt se në Iran shkojnë mallra kineze për përdorim të dyfishtë, pra produkte që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

Kjo është vizita e dytë shtetërore e Trumpitnë Kinë. Për herë të parë ai ishte në Kinë para nëntë vitesh, në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.