☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.04 ▲0.64%
ARI 4,470 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,301 ▲ +2.18% ETH $1,905 ▲ +1.54% XRP $1.0007 ▲ +0.72% SOL $75.7400 ▲ +1.65%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,470 ▼0.09 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,470 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Arte

“Vizita” në Butrint, shfaqje e teatrit “Migjeni” që fton për reflektim mbi mikpritjen, diversitetin dhe humanizmin

Shfaqja “Vizita” përcjell një mesazh të fuqishëm dhe poetik, të frymëzuar nga “La Visita Meravigliosa” e H. G. Wells, duke ftuar publikun të reflektojë mbi mikpritjen, diversitetin dhe humanizmin. Drama “Vizita” nga regjisori Davide Iodice me trupën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës u shfaq edhe në skenën e teatrit antik të Butrintit. “Vizita”, me regji nga Davide Iodice është një bashkëprodhim i Teatro di Sardegna dhe Teatrit të Shkodrës, ndërsa pas premierës në skenën teatrore më parë në tetor të vitit 2023, ka vijuar rrugëtimin dhe në skena të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u bërë pjesë dhe e festivaleve të ndryshme teatrore.

Kjo shfaqje u dha në Butrint disa ditë më parë në kuadër të Javës Kulturore Italiane në vendin tonë, që solli dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa teatri i Shkodrës bën me dije se “Vizita” po vijon rrugëtimin me sukses në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. “Një vepër e fuqishme dhe poetike, e frymëzuar nga La Visita Meravigliosa e H. G. Wells, që fton publikun të reflektojë mbi mikpritjen, diversitetin dhe humanizmin.

Pas pritjes së jashtëzakonshme nga publiku dhe vlerësimeve të shumta artistike, “Vizita” vazhdon rrugëtimin e saj duke korrur sukses në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar fuqinë e teatrit për të ndërtuar ura dialogu dhe mirëkuptimi mes kulturave”, thuhet nga teatri “Migjeni” i Shkodrës për këtë shfaqje, që u soll në skenë me regji nga Davide Iodice, fitues i Çmimit Ubu 2024.

“Vizita” në skena

“Vizita” që u shfaq këto ditë në teatrin antik në Butrint mbetet një prej produksioneve më të spikatura të bashkëpunimeve teatrore shqiptaro-italiane të viteve të fundit. Një shfaqje, që ka marrë vlerësime për mesazhin dhe interpretimin skenik, duke u mirëpritur në skena dhe festivale brenda dhe jashtë vendit. “Vizita” me tekst nga Fabio Pisano e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme” trajton tema si pranimi i tjetrit, paragjykimi dhe dashuria.

Përktheu veprën Zija Vuka, përshtatja, skenografia dhe regjia Davide Iodice dhe muzika origjinale Lino Cannavacciuolo, kostruksionet skenografike dhe kostumet Divni Gushta. Në role aktorët Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Jozef Shiroka, Merita Smaja dhe të tjerë. Shfaqja “Vizita” ka marrë disa çmime deri tani si: “Shfaqja më e mirë”, “Muzika më e mirë” dhe “Skenografia më e mirë” në festivalin teatror “Moisiu”, që u mbajt në muajin nëntor të vitit 2023, ndërsa në Festivalin e Teatrit MESS, Sarajevë u vlerësua me çmimin e kritikës dhe medias “Oslobodenje ”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.