☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.63 ▼0.71%
ARI 4,869 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,604 ▲ +0.23% ETH $2,335 ▼ -1.59% XRP $1.3621 ▼ -0.42% SOL $83.8700 ▼ -2.55%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.63 ▼0.71 % ARI 4,869 ▲0.38 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.63 ▼0.71 % ARI 4,869 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Vizita problematike, Trump në Britani në 2018-ën

Presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Britaninë e Madhe vitin e ardhshëm. BBC, bazuar në burimet e saj, shkruan se Downing Street dhe Shtëpia e Bardhë po konsiderojnë opsionet për këtë vizitë.

Trump pranoi ftesën e Mbretëreshës për të vizituar ishullin britanik në janar, gjatë vizitës së kryeministres Theresa May në Uashington.

Por mundësia e zhvillimit të kësaj vizite shkaktoi shumë polemika në Britani dhe bëri që Trump të ndryshonte mendjen, ose kështu të paktën raportojnë mediat.

Sipas shtypit amerikan, ai tha se nuk dëshironte të vizitonte Anglinë ndërsa ekziston mundësia e protestave kundër tij.

Kjo ishte një mundësi reale, pasi thuajse 2 milion njerëz firmosën peticione që Trump nuk duhej ftuar në Britani për një vizitë shtetërore.

Kur Mbretëresha Elizabet nuk e përmendi vizitën e Trump në fjalimin e saj të para disa javëve, shtyrja e vizitës u mor si e mirëqenë.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar gjithnjë pretendimet se Trump kishte rezerva për vizitën, por tashmë që flitet për zhvillimin e saj vitin e ardhshëm, kjo veçse i ka hapur rrugën spekulimeve të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.