☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.62 ▲0.48%
ARI 4,197 ▼2.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,133 ▼ -3.47% ETH $1,621 ▼ -4% XRP $1.1140 ▼ -4.43% SOL $64.1000 ▼ -4.34%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.62 ▲0.48 % ARI 4,197 ▼2.08 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.62 ▲0.48 % ARI 4,197 ▼2.08 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Vjena nuk do të mbështetet te BE për vaksinat

Kancelari i Austrisë, Kurz kritikon autoritetin e medikamenteve të BE, EMA se është shumë i ngadaltë në miratimin e vaksinave të reja. Ai do të bashkëpunojë me Danimarkën dhe Izraelin për vaksinat e reja të Covid-19.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të virusit. Strategjia e kalimit nëpër BE për prokurimin dhe miratimin e vaksinave ishte “në thelb e drejtë”, shpjegoi Kurz në Vjenë. Por Autoriteti Evropian i Medikamenteve(EMA)është “shumë i ngadaltë” me licensimet dhe kishte “pengesa dorëzimi” të prodhuesve farmaceutikë.

Si përgatitje për mutacione të mëtejshme të mundshme, Austria nuk duhet “të varet vetëm nga BE për prodhimin e vaksinave të brezit të dytë”, tha kreu konservator i qeverisë. Së bashku me kryeministren daneze Mette Fredriksen, ai do të shkojë të enjten në Izrael për të diskutuar prodhimin e përbashkët të dozave të vaksinimit të brezit të dytë dhe bashkëpunimin në hulumtimin e mundësive të mjekimit.

Kurz e bëri të qartë se iniciativa e tij duhet kuptuar në plan afatgjatë. Ai u mbështet në vlerësimet e ekspertëve, sipas të cilave rreth dy të tretat e popullsisë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 çdo vit në vitet e ardhshme – dhe këta janë gjashtë milion njerëz në Austri. Fredriksen gjithashtu theksoi se duhet të garantohet që “edhe pas një viti, edhe pas dy vjetësh, tre, pesë dhe dhjetë vjetësh do të kemi doza të mjaftueshme të vaksinës”.

Brukseli kritikohet edhe në Gjermani

Komisioni Evropian po kritikohet edhe në Gjermani, sepse ai është përgjegjës edhe për prokurimin e vaksinave të Covid-19 dhe sasitë aktualisht nuk janë të mjaftueshme. Fushata e vaksinimit në BE po zhvillohet gjithashtu shumë më ngadalë sesa për shembull në Izrael ose Britaninë e Madhe.

Sidoqoftë, Komisioni e minimizoi rëndësinë e iniciativës austro-daneze. “Unë mendoj se gjithmonë ka pasur mbështetje të fortë për strategjinë e vaksinimit, e cila bazohet në bashkëpunimin dhe koordinimin midis shteteve anëtare,” u bë e ditur në Bruksel.

Komisioni ka marrë tashmë iniciativën për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave kundër varianteve të koronavirusit. Për këtë qëllim, duhet të modernizohen edhe procedurat e miratimit të EMA-s.

Presidentja e Shoqatës Austriake të Prodhuesve të Vaksinave, Renée Gallo-Daniel, e mbrojti qasjen e EMA-s. Prioriteti i saj kryesor ishte të kontrollojë sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinave “, dhe kjo kërkon “kohë “, i tha ajo transmetuesit Ö1. Ajo e përshkroi qasjen e Kurz-it si “inovative”, por në të njëjtën kohë vuri në dukje se mund të duhet
“pesë deri në dhjetë vjet për të ngritur një strukturë të prodhimit të vaksinave”.

Vendet fqinje të Austrisë, Sllovakia, Hungaria dhe Republika Çeke tashmë e kanë braktisur linjën e BE dhe kanë dhënë miratimet e tyre për vaksinat ruse dhe kineze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.