☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -1.62% ETH $2,322 ▼ -2.12% XRP $1.2911 ▼ -3.01% SOL $100.2000 ▼ -2.64%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vjosa Osmani fton në Presidencë, Ramush Haradinajn, por e lë të presë. Ai ngrihet dhe ikën

Ditën e sotme (e martë, 19 dhjetor) pritej të zhvillohej një takim mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar rreth Asociacionit.

Megjithatë duket se Osmani është vonuar për këtë takim, dhe Haradinaj nga ana tjetër nuk ka pritur.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka folur për dështimin e këtij takimi.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. 

Kryetari Ramush Haradinaj si dhe sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga presidentja Osmani, por fatkeqësisht presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemaili.

Por, nga Presidenca thonë se Haradinaj nuk ka dashur të presë.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar presidenten për arritjen e tij”, ka thënë këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Ai shtoi se ftesa e Osmanit për Haradinaj qëndron e hapur.

“Pavarësisht kësaj, presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”.

Osmani ka ftuar tre liderët e partive opozitare parlamentare për të diskutuar rreth draftit të Asociacionit të propozuar nga ndërmjetësit. Ndërsa deri më tani ajo është takuar vetëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.