☁️
Tiranë 16°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,623 ▼ -0.19% ETH $2,344 ▼ -1.29% XRP $1.3020 ▲ +1.44% SOL $101.5400 ▼ -0.47%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz

Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në Zajaz dhe Kërçovë, duke ngritur dyshime për keqpërdorime financiare dhe përfshirje të kompanive të lidhura me familjen Ahmeti.

Në një konferencë për media, Faton Fazliu nga VLEN deklaroi se, pavarësisht 24 viteve në pushtet dhe kontrollit mbi institucionet kryesore, BDI nuk arriti të zgjidhë një nga problemet më themelore të banorëve të Zajazit – ndërtimin e një rrjeti funksional të kanalizimit.

Sipas tij, qytetarët sot përballen me një projekt të papërfunduar, kanale të hapura dhe gropa septike, ndërsa shteti ka pësuar dëme milionëshe dhe ka humbur fonde nga Bashkimi Evropian.

VLEN iu referua informacioneve të publikuara lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga Policia Financiare për dyshime mbi keqpërdorime gjatë realizimit të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kërçovë. Sipas këtyre të dhënave, dëmi i pretenduar ndaj buxhetit arrin mbi 127 milionë denarë, ndërsa janë humbur rreth 9,47 milionë euro fonde nga programi IPA.Fazliu tha se projekti nuk dështoi për mungesë fondesh, pasi financimi ishte siguruar nga Bashkimi Evropian, por për shkak të, siç u shpreh ai, “garancive bankare të dyshimta, angazhimit të nënkontraktorëve të paautorizuar dhe mungesës së kontrollit institucional”.

VLEN ngriti gjithashtu pyetje lidhur me raportimet se kompani të lidhura me Drin Ahmetin, nipin e Ali Ahmetit, kanë marrë pjesë në realizimin e projektit, duke kërkuar sqarime mbi rolin e tyre, vlerën e kontratave, mënyrën e përzgjedhjes dhe nëse kanë qenë të autorizuara nga institucionet kompetente.

Koalicioni kërkoi nga Prokuroria Publike dhe Policia Financiare që ta zgjerojnë hetimin, të publikojnë listën e të gjithë nënkontraktorëve të angazhuar dhe të verifikojnë nëse ka pasur lidhje politike, biznesore apo familjare mes personave përgjegjës dhe strukturave të BDI-së.

“Banorëve të Zajazit nuk u duhen më arsyetime, por kanalizim. Ndërsa qytetarët meritojnë përgjigje për çdo denar të shpenzuar dhe përgjegjësi nga ata që kanë menaxhuar këtë projekt”, deklaroi Fazliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.