☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.50 ▲0.38%
ARI 4,168 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,447 ▼ -0.65% ETH $2,506 ▼ -1.25% XRP $1.3718 ▼ -0.59% SOL $107.3800 ▼ -1.49%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.50 ▲0.38 % ARI 4,168 ▼0.23 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.50 ▲0.38 % ARI 4,168 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: BDI vetëm në opozitë kujtohet për barazi dhe drejtësi

“Seriali i BDI-së me ministrat e Drejtësisë nuk mbaron me Blerim Bexhetin e Adnan Jasharin. Bexheti e mbajti gojën mbyllur mbi 1000 ditë, Jashari e kishte vulën në dorë dhe prapë nuk e lëvizi as gishtin. Tani radha është te Valdet Xhaferi.Valdet Xhaferi nuk ka qenë mysafir në Ministrinë e Drejtësisë. Ka qenë ministër, me mandat dhe mundësi për të vepruar, por edhe gjatë kohës së tij provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe mbeti pa zgjidhje”, reagojnë nga partia VLEN.

Sipas VLEN-it, i njëjti doli edhe në protestat e studentëve.

“Po kundër kujt protestoi? Kundër vetvetes, kundër mandatit të vet, apo kundër viteve kur BDI e kishte Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk bëri asgjë?Ky është i njëjti Valdet Xhaferi që ka drejtuar edhe Byronë për Ekspertizë, ku u zvarrit superekspertiza për rastin tragjik të Llaskarcës. Te BDI-ja kështu ecte puna, çka preknin e linin zvarrë.Kjo është BDI-ja. Kur janë në pushtet, problemet i fusin në sirtar, ndërsa kur populli i përzë me votë, dalin e shesin mend për të drejta, barazi e drejtësi. Studentët kërkonin zgjidhje, por zgjidhja nuk erdhi as me Bexhetin, as me Jasharin, as me Valdet Xhaferin.VLEN po e zgjidh atë që BDI e la zvarrë. Jo vetëm provimin e jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.