🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,834 ▼ -1.59% ETH $1,809 ▼ -2.23% XRP $0.9581 ▼ -2.3% SOL $71.4700 ▼ -3.31%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Vllaznia mendon për merkaton, në fokus dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh”

Merkatoja e janarit po afron dhe te Vllaznia duket se kanë nisur të qartësohen edhe prioritetet për ndërhyrjet e mundshme në skuadër. Kuqeblutë pritet të jenë aktivë gjatë kësaj periudhe, me drejtuesit që po shqyrtojnë disa alternativa për të rritur konkurrencën dhe nivelin e ekipit. Që prej ardhjes së tij në krye të skuadrës, trajneri Csaba Lazslo ka pasur si një nga prioritetet kryesore përforcimin e repartit të mbrojtjes.

Në fokus kanë qenë konkretisht dy mbrojtës qendrorë, të cilët duhet të sjellin më shumë garanci dhe cilësi në këtë sektor. Megjithatë, duket se planet e teknikut hungarez nuk ndalen vetëm te prapavija.

Nga ajo që mësohet, Vllaznia ka “rezervuar” një numër për një futbollist që luan në rolin e “10-shit”, një pozicion ku Lazslo duket se dëshiron të ketë një alternativë të rëndësishme në pjesën e dytë të sezonit. Për momentin, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, ndërsa gjithçka po mbahet me kujdes në kuadrin e planeve të merkatos.

Megjithatë, ajo që mësohet është se bëhet fjalë për një futbollist të njohur nga trajneri Lazslo. Në këtë mënyrë, duket se Vllaznia po punon në heshtje për të përgatitur disa lëvizje në merkaton e dimrit. Dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh” janë emrat e roleve që aktualisht qëndrojnë në plan të parë, ndërsa në varësi të situatës mund të ketë edhe ndryshime të tjera në organikë.

Gjithsesi, për zhvillimet zyrtare duhet pritur deri në hapjen e merkatos së janarit. Për momentin nuk ka asnjë afrim konkret të zyrtarizuar nga Vllaznia dhe emrat që qarkullojnë mbeten pjesë e planeve dhe zërave të merkatos. Vetëm në janar do të kuptohet se cilat prej këtyre ideve do të kthehen në realitet për kuqeblutë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.